PËRFLITEN SE BASHKËJETOJNË/ Por Andi i bën Melisës surprizën më të bukur, i dhuron… (FOTOT) – AlpeGossip
PËRFLITEN SE BASHKËJETOJNË/ Por Andi i bën Melisës surprizën më të bukur, i dhuron… (FOTOT)

PËRFLITEN SE BASHKËJETOJNË/ Por Andi i bën Melisës surprizën më të bukur, i dhuron… (FOTOT)

Melisa-Andi janë një nga dyshet më të diskutura të ditëve të fundit, përveç çiftet të vërtetë të krijuar nga “Për’puthen”, Tea-Beart. Është përfolur se Andi dhe Melisa kanë krijuar lidhje me njëri-tjetrin jashtë programit dhe janë publikuar disa foto që i kanë përforcuar akoma më shumë këto dyshime.

Në rrjete sociale qarkulluan disa foto të Andit dhe Melisës, të cilat i bënë të gjithë të dyshonin se ata janë realisht në një lidhje mes tyre. Në rrjete sociale u publikuan foto të dy protagonistëve, në të cilat Andi dhe Melisa shfaqen me të njëjtin kapuç në kokë.

Madje, ditën e djeshme u nxorrën ‘sheshit’ të tjera detaje që vërtetonin se ata ishin bashkë, sërish për rroba të njëjta.

Melisa ka veshur këto ditë këmishën e Andit, teksa ka ndarë edhe video në InstaStory.

Të njëjtën këmishë që ka veshur Melisa, e mbante veshur Andi në intervistën e tij në “Roped with Olsi”.

Ata po shijojnë lidhjen e tyre në qetësi, por Melisa s’ka mundur ta mbajë dot për vete dhuratën super romantike që i ka bërë Andi.

Ai i ka dhuruar partneres një buqetë gjigante me trëndafila, brenda së cilës ishte e formuar shkronja e emrit të saj, “M”.

Melisa e ka shoqëruar videon me një këngë dashurie, “It’s you” nga Ali Gatie.