Përdhunoi dhe vrau në mënyrë brutale vajzën e zyrtarit të BE-së, azilanti dënohet përjetë…(FOTO) – AlpeGossip
Përdhunoi dhe vrau në mënyrë brutale vajzën e zyrtarit të BE-së, azilanti dënohet përjetë…(FOTO)

Përdhunoi dhe vrau në mënyrë brutale vajzën e zyrtarit të BE-së, azilanti dënohet përjetë…(FOTO)

Një azilant afgan është dënuar përjetësisht në Gjermani, pasi përdhunoi dhe vrau brutalisht vajzën e një zyrtari të BE-së.

Hussein Khavari vrau 19-vjeçaren Maria Ladenburger pasi e kishte përdhunuar.

Gjatë seancave gjyqësore, ai pretendonte se ishte i mitur, për t’i shpëtuar burgimit të përjetshëm.

Khavari tha se ishte vetëm 17 vjeç.

Por, nga analiza e dhëmbëve që iu bë, u arrit në përfundimin se ai ishte 22 vjeç, ndoshta edhe më shumë.

“Kur e pashë sa bukur ishte ajo, unë doja të bëja marrëdhënie seksuale me të,” tha ai, ndërsa shpërtheu në lotë në gjykatë.

Gjatë hetimeve u zbulua se ai ishte dënuar me 10 vjet burg edhe për një vrasje në Korfuz në vitin 2013, përpara se të vinte në Gjermani.

Autoritetet gjermane nuk e dinin këtë gjë dhe lejuan hyrjen e tij në Gjermani, si azilant.

Viktima e tij, babai i së cilës është një këshilltar i lartë ligjor i Komisionit Evropian në Bruksel, ka punuar në kohën e saj të lirë në Freiburg, duke ndihmuar emigrantët në strehimore dhe shtëpi të ndryshme.

Vrasja shkaktoi valë urrejtje dhe frikë nga refugjatët.