"JANË SHUMË TË LIDHUR"/ Gazetarja e njohur tregon për lidhjen e Florit dhe Fifit - AlpeGossip
“JANË SHUMË TË LIDHUR”/ Gazetarja e njohur tregon për lidhjen e Florit dhe Fifit

“JANË SHUMË TË LIDHUR”/ Gazetarja e njohur tregon për lidhjen e Florit dhe Fifit

Gazetaren e njohur “e luajnë mendsh” për “lidhjen” Flori-FIFI dhe më në fund ka diçka për t’u thënë atyre. Në mediat online lidhjet e dashurisë së Flori Mumajesit janë vënë në qendër të vëmendjes. Një herë aludohet për lidhje me Fifin, më pas me Kejsi Tolën e kështu me rradhë.

Si të mos mjaftonin këto lajme, ata ishin të ftuar në emisionin e Luanës dhe me “lojërat” e Florit ai na bëri edhe më shumë konfuzë. E një ndër personat që është ngacmuar më shumë për marrëdhënien e Florit dhe Fifit është gazetarja e njohur, Jonida Aliçkolli e cila është pjesë e emisionit të Luanës ku dy këngëtarët ishin të ftuar.

Jonida ka publikuar opsionin pyetje-përgjigje në Instastory dhe shumë fansa e kanë pyetur nëse Flori dhe Fifi janë të lidhur dhe e ftojnë atë të tregojë ndonjë gjë, por gazetarja e tha me shaka se nuk është spiune. Pas disa pyetjeve, një fans/e shkruan se ata i duan bashkë Florin dhe Fifin e Jonida i etiketon të dy dhe u thotë që fansat kanë vendosur që ju duan bashkë dhe pikë…nuk ka negociata.

Ajo shton gjithashtu se nuk e di pse vijnë ultimatumet te faqja e saj dhe pyet nëse duket si krushkë. Pavarësisht aludimeve të fansave, Flori dhe Fifi na treguan të gjithëve se janë dy miq shumë të mirë dhe gëzojnë respekt të madh për njëri-tjetrin dhe ne jemi dashuruar me këngët e tyre.