AKTE TË PAHIJSHME NË PUBLIK/ FOTOT: Çifti britanik bën seks në mes të parkut – AlpeGossip
AKTE TË PAHIJSHME NË PUBLIK/ FOTOT: Çifti britanik bën seks në mes të parkut

AKTE TË PAHIJSHME NË PUBLIK/ FOTOT: Çifti britanik bën seks në mes të parkut

Një kalimtar është shokuar kur ka parë një grup personash që bënin akte të pahijshme në një park në mes të ditës. Ngjarja ka ndodhur në Cardiff të Uellsit. Qytetari filmoi 4 personat të cilët kryenin orgji dhe pamjet i denoncoi në polici.

Ai po shkonte në shtëpi pasi kishte përfunduar orarin e punës, kur pa në mes të parkut veprime të turpshme. Sipas dëshmitarit, grupi i personave ishin pothuajse të zhveshur dhe sjellja e tyre ishte krejtësisht e papranueshme.

Këtë veprim, thotë ai, e panë edhe kalimtarë të tjerë të cilët kërkonin të gjenin punonjës policie për t’i denoncuar, për shkak se në park kishte shumë fëmijë në atë orar.

Për këtë ngjarje të pahijshme është informuar edhe Këshilli i Cardiff që menaxhon parkun. Këshilli bëri me dije se incidenti është denoncuar në polici.