“MË MERREJ FRYMA, MË VINTE TË QAJA”, Bora Zemani tregon ç’i ndodhi tek “Kënga Magjike” – AlpeGossip
“MË MERREJ FRYMA, MË VINTE TË QAJA”, Bora Zemani tregon ç’i ndodhi tek “Kënga Magjike”

“MË MERREJ FRYMA, MË VINTE TË QAJA”, Bora Zemani tregon ç’i ndodhi tek “Kënga Magjike”

Bora Zemani është padyshim një nga moderatoret më të dashura për publikun dhe ndër më të komentuarat në media. Së fundmi Bora ishte prezantuese e “Kënga Magjike” së bashku me Ardit Gjebrean dhe Klaudia Pepan.

Në një intervistë për “Revista Class”, Bora ka treguar emocionet para se të prezantonte në skenën e madhe të Pallatit të Koncerteve.

“Po ju tregoj ato emocione që përjetova pak sekonda përpara daljes sime të parë në skenë. U bllokova terësisht. Nuk kujtoja asnjë fjalë nga teksti, më merrej fryma, më vinte për të qarë.

Kisha vetëm një dëshirë të madhe t’ia mbathja më të katërta. Ishte një nga vajzat e stafit, Andeta, që më mbate duart dhe me qetësonte me fjalë të mira.

M’u desh edhe një e shtyrë e fundit për të dalë në skenë dhe për ta shijuar më pas të gjithë atë eksperiencë”, është shprehur Bora.