“KONKURRENCË” MOTRASH/ Mësoni se kush ka HARXHUAR më shumë për veshjen e së shtunës Luana apo Marina (FOTOT) – AlpeGossip
“KONKURRENCË” MOTRASH/ Mësoni se kush ka HARXHUAR më shumë për veshjen e së shtunës Luana apo Marina (FOTOT)

“KONKURRENCË” MOTRASH/ Mësoni se kush ka HARXHUAR më shumë për veshjen e së shtunës Luana apo Marina (FOTOT)

Mbrëmjen e djeshme u transmetuan dy programet televizive më të ndjekura të drejtuara nga dy motra që tashmë janë në “konkurrencë” me njëra tjetrën, “Shiko Kush Luan” me Luana Vjollcën dhe “Klaniornia” me Marina Vjollcën.

Dy motrat nuk janë vetëm në konkurrencë për shikueshmërinë në këto dy emisionet por edhe për veshjen. Kush nga ato duket më bukur, apo kush ka shpenzuar më shumë për t’u dukur veçantë në emision?

Luana Vjollca ka veshur një fustan xhaketë me një palë geta të zeza. Fustani xhaketë është i brandit PhilipPplein i cili kushton 1,998 Euro. Moderatorja ka vendosur edhe një palë vathë në formë kryqi me lule që kushtojnë 398Euro dhe getat e zeza kushtojnë 39 Euro ndërsa këpucët 120 mm kushtojnë 575Euro.

 

Ndërsa Mrina Vjollca ka veshur  një komplet fund dhe bluzë të bardhë me ngjyrë pana i brandit të Elisabetta Franchit, në çdo dalje të sajat në “Klanifornia” moderatorja ka veshur vetëm këtë brand. Veshja e saj kushton 587 Euro.

Nga të dyja motrat për një dalje televizive  më shumë ka harxhuar Luana Vjollca./ Alpegossip.al