Jasmin Kadriu është një nga ish-konkurrentet e “Për’puthen” më të ndjekura në rrjetet sociale. Edhe pse ka disa javë që programi ka mbaruar, ajo vijon që herë pas here të marrë gjithë vëmendjen e publikut.
Disa ditë më parë, Jasmin zbuloi se ishte me pushime me mamanë e saj në Turqi. Në atë udhëtim u bashkua edhe një ish-konkurrent i “Për’puthen”, Alesandro Mehmeti. E menjëherë fansat menduan se ata janë lidhur bashkë. Por e vërteta nuk qenka aspak ashtu.
Këtë e ka zbuluar vetë Jasmin teksa ka bërë një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në “Instagram”.
“Nuk e di pse po kam një përshtypje që mes teje dhe Aleksandros ka diçka”, i shkruan një ndjekës, ku Kadriu i përgjigjet: “Nuk ka asgjë përveçse respektin dhe dashurinë time për personin që është dhe më vjen keq që ju nuk njihni as 1% të atij djali se është flori.
Nga ana tjetër, kur ndjekësit e kanë pyetur nëse është në një lidhje dashurie, Jasmin ka treguar se po. Por nuk ka zbuluar detaje të tjera, duke e lënë çdo gjë misterioze.