ARBENITA DHE FERO PRINDËR PËR HERË TË PARË? Del FOTO e modeles me barkun e rrumbullakosur – AlpeGossip
ARBENITA DHE FERO PRINDËR PËR HERË TË PARË? Del FOTO e modeles me barkun e rrumbullakosur

ARBENITA DHE FERO PRINDËR PËR HERË TË PARË? Del FOTO e modeles me barkun e rrumbullakosur

Modelja Arbenita Ismajli dhe reperi Fero po bëhen prindër të parë dhe për këtë s’ka më dyshime!

Dyshja, e cila ditën e djeshme njoftoi se i dha fund beqarisë, tashmë do të bëhen prindër për herë të parë dhe shtatzënia ka shpjeguar edhe “martesën” e shpejtë të çiftit.

“Iconstyle.al” ka siguruar foto nga ceremonia e kurorëzimit të çiftit, ku Arbenita shfaqet me fustanin e kuq ngjitur pas trupit, tek i cili i dallohet qartë barku i rrumbullakosur.

Ende nuk e dimë në cilin muaj të pritjes së ëmbël është bukuroshja, megjithatë duket se do të lindë shumë shpejt.

Sot, Arbenita iu përgjigj të gjitha kritikave për martesën e shpejtë me Feron me një postim në InstaStory.

“Dikush nuk u shkollua fare, por u bë milioner në moshën 21 vjeçare.

Dikush u martua 20 vjeç, por u divorcua 5 vite më vonë.

Dikush u martua në moshë 33-vjeçare dhe gjeti dashurinë e përjetshme.

 

Njerëz të ndryshëm, probleme të ndryshme e histori të ndryshme.

 

S’je vonë, s’je herët, je në kohë!- ishin fjalët e postimit me të cilat la të kuptohet se mosha për ta s’do të thotë asgjë.”

Epo, shumë urime për çiftin! Mbetet të presim që Arbenita dhe Fero të na zbulojnë gjininë e bebushit!