BALINA NË SHTËPINË E “BIG BROTHER VIP”/ Flet me Einxhel për Beniadën: Je xheloze më duket – AlpeGossip
BALINA NË SHTËPINË E “BIG BROTHER VIP”/ Flet me Einxhel për Beniadën: Je xheloze më duket

BALINA NË SHTËPINË E “BIG BROTHER VIP”/ Flet me Einxhel për Beniadën: Je xheloze më duket

Mbrëmjen e djeshme, në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, erdhën dy opinionistët e “Big Brother VIP ”, Balina Bodinaku dhe Arbër Hajdari.

Ata u futën në shtëpi si rrjedhojë e një propozimi që iu bë banorëve për të bërë vizita me miq e të afërm, në këmbim të uljes së parave në çmimin e madh.

Gjatë një darke me tavolinën të mbushur plot me ushqime, banorët dhe opinionistët kanë diskutuar me njëri-tjetrin.

Balina ka folur sërish me Einxhelin, ku është shprehur se moderatorja mund të jetë xheloze ndaj marrëdhënies që Beniada ka me Donaldin.

Ajo gjithashtu shton se në raportin e tyre, Beniada ka dhënë më shumë se Einxheli.

Balina: Je xheloze më duket. Nuk e kuptoj se çfarë të pengon që Beniada të ketë një marrëdhënie shumë të mirë me Donaldin? Të them të drejtën në marrëdhënien tuaj, ndonëse ti nuk ke vënë njeri përpara Beniadës, në raportin midis ju të dyjave mua më duket sikur Beniada jep më shumë.