Shpëtoni nga aknet përgjithmonë me hudhër – AlpeGossip
Shpëtoni nga aknet përgjithmonë me hudhër

Shpëtoni nga aknet përgjithmonë me hudhër

Aknet janë një problem i zakonshëm i lëkurës që prekin shumë njerëz. Ato janë një inflamacion i lëkurës në të cilën gjëndra e yndyrës infektohen me baktere, fryhen dhe mbushen me qelb.

Zakonisht përhapen në fytyrë, qafë, shpinë dhe shpatulla. Ka një numër të madh kremrash dhe ilaçesh në treg për t’i trajtuar ato, por kërkojnë që të shpenzoni, ndaj ky artikull ju vjen në ndihmë duke ju treguar trajtime natyrale, me përbërës që gjenden lehtësisht në shtëpitë tuaja.

Akulli
Një kub akulli mund të jetë shpëtimi juaj! Ai redukton skuqjet, ënjtjet dhe inflamimin e akneve. Ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut në zonën e prekur, në shtrëngimin e poreve të lëkurës dhe largimin e papastërtive dhe yndyrës së akumuluar në lëkurë.

Limoni
E kemi stërthënë, por nuk ka artikull për kujdesin ndaj fytyrës që të mos përmendë vlerat dhe efektet e limonit. Vitamina C ushqen lëkurën problematike dhe aciditeti i limonit bën përtharjen e akneve. Aplikoni me një pambuk disa pika limoni në fytyrë dhe lajeni pas 15-20 minutash.

Vaji i pemës së çajit
Ndiqni të njëjtën procedurë si me limonin për ta aplikuar në zonën e lëkurës ku janë shfaqur aknet. Njihet për efektet e saj qetësuese, si dhe për vetitë antibakteriale.

Avull (banjomari)
Metodë efikase dhe pa kosto. Ndihmon në hapjen e poreve dhe pastrimin e tyre nga papastërtitë. Bëjeni të paktën një herë në javë!

Hudhra
Hudhra është një agjent antiviral, antifungal, antiseptik dhe antioksidant që ndihmon në trajtimin e akneve.

Për pak çaste lini një thelpi hudhër në zonën e prekur nga aknet dhe më pas shpëlani fytyrën me ujë të vakët. Përsëriteni trajtimin disa herë në ditë.