Florjan Binaj ka ndarë me publikun një vendim të papritur mbrëmjen që lamë pas. Ai ka zbuluar se këtë verë nuk do të jetë pjesë e trupës së ‘Portokalli’ që udhëton nëpër qytetet e Shqipërisë. Ai ka shpjeguar se është i detyruar të mos jetë pjesë për arsye personale dhe profesionale. “Të dashur miq, mikesha dhe fansa. Për arsye personale dhe profesionale nuk do jem në turneun e ‘Portokallisë’ nëpër qytete. Suksese të gjithë kolegeve dehe kolegëve. Portokallia është gjëja më e bukur që ndodh në çdo qytet këtë verë”,-shkruan aktori.
‘Spektakli lëvizës’ në sheshet e qyteteve të Shqipërisë ka nisur prej pak ditësh dhe pritet të jetë i mbushur plot surpriza. Edhe këtë verë, ‘Portokallia’ do ju bëj të gjithëve të qeshni me emocionet dhe batuat e aktorëve më të njohur të ekranit.