KUJDES! Këto 3 gabime të përditshme ndikojnë në krijimin e akneve – AlpeGossip
KUJDES! Këto 3 gabime të përditshme ndikojnë në krijimin e akneve

KUJDES! Këto 3 gabime të përditshme ndikojnë në krijimin e akneve

Kujdesi ndaj lëkurës është shumë i rëndësishëm në çdo moshë. Shpesh gjatë përditshmërisë sonë, ne bëjmë gaime të shumta që kontribuojnë në lëkurën tonë dhe problematikat e zakonshme të saj. Nëse së fundmi keni vënë re në fytyrën tuaj një shtim të akneve, këto mund të jenë 3 nga arsyet kryesore pse ju ka ndodhur kjo gjë.

Përdorimi i letrave të lagura

Megjithëse vetë përbërësit e letrave të lagura nuk ka gjasa të shkaktojnë puçrra, por ato mund të lënë papastërti që mund të çojnë në puçrra. Pecetat përmbajnë alkool, aromë dhe përbërës të tjerë që mund të thajnë lëkurën. Nëse lëkura juaj është e ndjeshme, ka mundësi që fërkimi ta irritojë atë dhe të shkaktojë ënjtje dhe inflamacion që mund të bllokojë poret tuaja.

Përdorimi i kremit të diellit të gabuar

Ndërsa është e rëndësishme për të mbrojtur lëkurën tuaj nga dielli, lloje të caktuara të kremit mund të kontribuojnë në zhvillimin e puçrrave. Disa formula të kremrave kundër diellit përdorin filtra organikë me bazë vaji që mund të irritojnë lëkurën dhe të shkaktojnë shpërthime aknesh.

Mospastrimi i syzeve

Nëse shpesh ju bëhen puçrra rreth syzeve, ka shumë mundësi që të harroni të pastroni kornizat. Mjekët rekomandojnë identifikimin e zonave tuaja problematike për puçrrat, si urën e hundës dhe pastrimin e asaj pjese të kornizave tuaja një herë në ditë.