PAS NDARJES NGA PETE DAVIDSON/ Ariana Grande flet për “dashurinë e jetës së saj” – AlpeGossip
PAS NDARJES NGA PETE DAVIDSON/ Ariana Grande flet për “dashurinë e jetës së saj”

PAS NDARJES NGA PETE DAVIDSON/ Ariana Grande flet për “dashurinë e jetës së saj”

Pas ndarjes nga Pete Davidson, këngëtarja Ariana Grande po ngushëllohet te miku i saj më i mirë, derrkuci Piggy Smallz.

Dje ajo po iu përgjigjej disa pyetjeve të bëra nga fansat në Twitter kur dikush e pyeti se si po ia çon Piggy Smallz.

“Dashuria absolute e jetës sime ……….. nuk kam asnjë ide se çfarë kam bërë …… për ta merituar”.

Më pas pati pyetje të tipit “çfarë kënge ka fiksim derrkuci”, por Ariana e mbylli shkurt bisedën: “është thjesht një derrkuc”.

Përveç shoqërisë që i bën derrkuci, duket sikur Ariana po mbështetet më tepër në muzikën e saj për të kaluar këtë kohë të vështirë pas ndarjes.

“Jam vajza më e lumtur në botë që jam në jetë në gjendje të bëj këtë, të shpreh veten time dhe të shërohem në këtë mënyrë …. faleminderit që më dëgjoni dhe që lejoni që kjo të jetë jeta ime”.

Ariana Grande i dha fund marrëdhënies me aktorin Pete Davidson, pas pesë muajsh fejesë.