Prej kohësh po përflitet se Mozzik dhe Loredana nuk janë më bashkë e këto thashetheme duket se po vërtetohen nga dita në ditë. Çifti nuk postojnë më foto bashkë dhe e hoqën njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në Instagram.
Jo vetëm kaq, por ata munguan në ditëlindjet e njëri-tjetrit gjë që i shtoi edhe më shumë dyshimet.
Pas postimit të Loredanës e cila shkruante se i duhet të qëndrojë e buzëqeshur pas budallallëqeve, vëmendjen sot po e merr Mozzik.
Reperi i ka bërë të gjithë të mendojnë se shkak i ndarjes është tradhëtia pasi në postimin e fundit shkruan: “Njerëzit fallco nuk më çudisin më, ata besnikët po”.
Mozzik nuk është ndalur me kaq dhe në një tjetër postim sërish flet për besnikërinë. “Jam shumë i mirë dhe i sjellshëm derisa ti e dreqos me besnikërinë”, shkruan Mozzik.