U PUTH ME ROBERTIN/ Por modelja italiane paska fiksim Getinjon (FOTO) – AlpeGossip
U PUTH ME ROBERTIN/ Por modelja italiane paska fiksim Getinjon (FOTO)

U PUTH ME ROBERTIN/ Por modelja italiane paska fiksim Getinjon (FOTO)

Pak kohë më parë, këngëtari Robert Berisha u përfol për një lidhje dashurie me modelen italiane, Maria Bove. Kjo e fundit publikoi një video ku shfaqej duke u puthur me Robertin, mirëpo më pas “Prive” raportoi se marrëdhënia e tyre nuk ishte serioze. Ata thjesht kishin kaluar disa orë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Pas Robertit, duket se Maria “ia ka vënë syrin” reperit të njohur, Getinjos. Me anë të një postimi në Instagram ajo ka bërë të ditur se ka qenë në Prizren dhe në urën me kyçet e dashurisë ka kërkuar të shkruhet emrin i saj dhe i Getinjos.

Në postimin e saj, Maria ka etiketuar reperin. Ajo ka treguar se personi që ka shkruar emrat e tyre e ka bërë gabim atë të Getinjos duke i harruar një n.