FLINI GJUMË GJATË DITËS? Urime, kemi një lajm të mirë për ju - AlpeGossip
FLINI GJUMË GJATË DITËS? Urime, kemi një lajm të mirë për ju

FLINI GJUMË GJATË DITËS? Urime, kemi një lajm të mirë për ju

Për të gjithë fansat e gjumit të ditës, ka një lajm të mirë! Të dremisësh në drekë një ose dy herë gjatë javës ul rrezikun nga sëmundjet e zemrës.  Shkencëtarë nga Universiteti Spitalor i  Lausanne, Zvicër arritën në përfundimin se ka një lidhje mes gjumit të ditës dhe komplikimeve të zemrës.

Sipas tyre, nëse flini 1 ose 2 herë në javë nga 5 minuta deri në 1 orë, keni 48% shanse më pak të vuani nga një atak i papritur zemre, krahasuar me ata që nuk flenë fare.

Ndonëse për këtë studim ka ende diskutime, njerëzit duhet të kenë parasysh që dremitja nuk do t’i shpëtojë nga sëmundjet dhe komplikimet kardiake, por është një stil i mirë jetesë që ul rrezikun e tyre.

Tani për tani, kujdesuni për regjimin e gjumit të natës, dietave ushqimore dhe aktivitetit fizik.