GASHI NË MTV/ Emocionohet teksa flet për shqiptarët (VIDEO) – AlpeGossip
GASHI NË MTV/ Emocionohet teksa flet për shqiptarët (VIDEO)

GASHI NË MTV/ Emocionohet teksa flet për shqiptarët (VIDEO)

Artistët me origjinë shqiptare pa dyshim janë duke na  përfaqësuar më së miri nëpër botë.
E këtë herë gazetari shumë i njohur botëror, Sway ka pasur të ftuar reperin Gashi në emisionin e tij shumë të ndjekur në MTV, TRL.

Sway e ka pyetur Gashin për shqiptarët dhe çfarë po ndodh me artistët që po vijnë nga trojet shqiptare e që  kanë kaq shumë sukses.

Shumë i emocionuar, Gashi ka folur me dashuri, duke shpjeguar në formë interesante.

“Po, po jemi bërë si Avengers. Jam shumë krenarë që të gjithë jemi duke bërë kaq mirë. E di, ne kemi ardhur nga asgjë dhe duam të marrim gjithçka. Secili kemi historitë tona familjare e kemi sakrifikuar shumë”, u shpreh Gashi.

Gjatë intervistës janë përmendur edhe artistët e tjerë që po ecin shumë mirë në skenën ndërkombëtare të muzikës, përfshirë Dua Lipa, Bebe Rexha, Action Bronson e sigurisht edhe Rita Ora.

Gashi ka pasur sukses të madh së fundmi me projektin “Creep on Me”. Bashkëpunimi me French Montanan u bë hit për një kohë të shkurtër.