Festa e Halloweenit ka bërë njerëzit nga e gjitha bota të transformohen në personazhe të ndryshëm, e të frymëzohen për paraqitjen e tyre ndryshe.
Kësaj nuk i ka shpëtuar as prezantuesja dhe ish-banorja e Big Brother VIP, Einxhel Shkira.
Moderatorja ka përzgjedhur një kostum të artistes shqiptare me famë botërore, Dua Lipës, me të cilin u shfaq në një nga koncertet gjatë turneut “Future Nostalgia”.
Bëhet fjalë për një komplet rozë, e që Shkira e ka kombinuar me doreza të ngjashme.
“Duhej të dukesha si Dua Lipa në turne, por më shumë dukem si ‘Dua Lipa në shtatzëni’”, ka thënë Einxhel.