Pas ndarjes nga miliarderi, Morena Taraku bën ndryshimin drastik në pamje (FOTO) - AlpeGossip
Pas ndarjes nga miliarderi, Morena Taraku bën ndryshimin drastik në pamje (FOTO)

Pas ndarjes nga miliarderi, Morena Taraku bën ndryshimin drastik në pamje (FOTO)

Lidhja e Morena Tarakut me miliarderin iranian, Sasha Sobhani u komentua shumë në media dhe po aq vëmendje mori edhe ndarja e tyre e cila u shoqërua me shumë debate. Dyshja postonin vazhdimisht foto e video në Instastory ku i hidhnin kunja njëri-tjetrit e bënin deklarata të papritura.

Mirëpo siç dihet pas ndarjes, shumica e vajzave vendosin të ndryshojnë pamjen e kështu ka vepruar Morena sot.

Këngëtarja ka bërë disa postime nga parukeria ku shihet se i ka prerë flokët shkurt, një ndryshim drastik ky duke qenë se Morena i kishte flokët goxha të gjatë.

Megjithatë këngëtarja duket e kënaqur me pamjen e re të cilën e tregon me këtë imazh para pasqyrës.