DY HYRJE TË REJA NË “PËR’PUTHEN”/ Ja kush janë dy konkurentët e rinj. Vajza nga Shkodra bën xheloze… – AlpeGossip
DY HYRJE TË REJA NË “PËR’PUTHEN”/ Ja kush janë dy konkurentët e rinj. Vajza nga Shkodra bën xheloze…

DY HYRJE TË REJA NË “PËR’PUTHEN”/ Ja kush janë dy konkurentët e rinj. Vajza nga Shkodra bën xheloze…

Andi i bëri një propozim Teas mbrëmjen e sotme në “Për’puthen Prime” për të dalë bashkë nga programi. Tea e pranoi propozimin e tij dhe të dy njëzëri thanë se do të donin të njiheshin më tej të lirë pa praninë e kamerave.

“Mos të intimidohemi më nga kamerat, të jemi të lirë, kur të jetë për tu puthur të puthemi, kur të jetë për tu përqafuar të përqafohemi dhe kur të jetë për të bërtitur të bërtasim”, tha Andi.

Më pas ai shtoi se tani e ka kuptuar se çfarë do të thotë të përputhesh dhe se Tea mund të jetë partnerja e tij për gjithë jetën.

“Tani e kam kuptuar ç’do të thotë të përputhesh se tani e ndjej Tean si njeriun e duhur për veten time, pse jo të mos kaloj dhe gjithë jetën me të”, tha ai.

Ata të dy shpërndanë dhe karamele në emision e madje Mevlani ju hodhi oriz e para për mbarësi. Me largimin e Teas dhe Andit, në emision hynë dy personazhe të rinj, një vajzë dhe një djalë. Vajza quhet Antonela Berisha, 24 vjeçe dhe tregoi se jeton në Itali e se merret me dizajn.

Ajo tha se nga ekrani kishte krijuar një pëlqim për Atdheun dhe Mevlanin, por ishte zhgënjyer disi, sepse asnjë nga djemtë nuk e kishte përshëndetur në prapaskenë. Vajza e re duket se krijoi xhelozi tek konkurrentet e tjera, sidomos tek Lediana dhe Melisa që kanë pasur takime me herët me Atdheun dhe Mevlanin.

Ndërsa djali quhej Rinian Leka, 33 vjeç, që po ashtu jetonte në Itali dhe ishte rikthyer në Shqipëri prej pak kohësh. Ai tha se kishte pasur një lidhje për një kohë të gjatë dhe se prej më shumë se 1 muaji ishte beqar. Riniani u shpreh se ka krijuar një pëlqim për Melisën dhe Anën, ndërsa Sindin e lishte me pikëpyetje.

Se ç’do të ndodhë në vijim me hyrjet e reja pritet të shohim!