KËNGA E FLORIT I KUSHTOHET ELVANËS? Fansat nuk kanë asnjë dyshim (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
KËNGA E FLORIT I KUSHTOHET ELVANËS? Fansat nuk kanë asnjë dyshim (FOTO+VIDEO)

KËNGA E FLORIT I KUSHTOHET ELVANËS? Fansat nuk kanë asnjë dyshim (FOTO+VIDEO)

Ndarja e tyre ishte një nga më të diskutuarat për një kohë të gjatë në showbizin shqiptar.
Bëhet fjalë pikërisht për Flori Mumajesin dhe Elvana Gjatën të cilët bashkëpunuan për një kohë të gjatë nga ana profesionale por edhe për disa vite ata ishin partner me njëri-tjetrin.

Pas ndarjes duket se të dy këngëtarët kaluan vështirësi në anë profesionale e personale. Por Flori është rikthyer me muzikë dhe ka publikuar këngën e tij më të fundit “Ja ke bo vetes” në bashkëpunim me Brunon dhe i drejtohet një femre që e ka tradhtuar.
“T’i kisha dhënë më të mirat e jetës, ma ke bërë mua, ja ke bërë vetes”, është refreni i kënduar nga Bruno, ndërsa vijon: “Dhe kur me mu fleje, fshehje zemër fshehje”.

Nuk e dimë nëse është një mesazh i drejtpërdrejtë për Elvanën, por pasi u hodhëm një sy komenteve në YouTube, fansat ishin të bindur që po dhe mund ta shihni këtu.