FANSAT E LUIZIT I DËMTUAN MAKINËN? Zhaklin Lekatari zbulon të vërtetën: Pata një problem me… – AlpeGossip
FANSAT E LUIZIT I DËMTUAN MAKINËN? Zhaklin Lekatari zbulon të vërtetën: Pata një problem me…

FANSAT E LUIZIT I DËMTUAN MAKINËN? Zhaklin Lekatari zbulon të vërtetën: Pata një problem me…

Gazetarja e njohur dhe njëkohësisht opinionistja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Zhaklin Lekatari, ishte sot e ftuar në emisionin “Live from Tirana”.

Ajo ka sqaruar se fansat e Luiz Ejllit nuk i kanë dëmtuar makinën. Madje sipas saj, makina e dëmtuar nuk ka qenë e saj por e një djali të fruta perimeve aty.

Pjesë nga intervista:

Emrat më të lakuar të këtij edicioni kanë qenë Luiz Ejlli dhe Zhaklin Lekatari. Si e ka pritur gazetarja këtë vëmendje kaq të madhe?

“Nga një anë është bukur sepse ka njerëz që të ndalojnë, duan foto, të tregojnë përshtypjet e tyre dhe nga ana tjetër është edhe pjesa që çdo fjalë apo deklaratë e jotja deformohet dhe manipulohet. Është shumë frustruese sidomos për lajmet e pavërteta që qarkullojnë, gjysma e ditës të ikën duke sqaruar njerëzit”, tha Lekatari.

Si qëndron e vërteta e ngjarjes të disa ditëve më parë ku pretendohej se disa fansa të Luizit kishin dëmtuar makinën e gazetares?

Unë pata një problem me ish-administratorin e pallatit ku jetoj. Unë për momentin jam administratore e pallatit dhe patëm një konflikt. Ai më shtyu, më ngriti zërin. Lajmërova policinë, familjarët e mi menjëherë. Makina e cila duket sikur është e dëmtuar në fakt është makina e një djali të të fruta perimeve aty i cili kishte hapur bagazhin e makinës për të nxjerrë arkat e fruta-perimeve dhe makina dukej si e thyer. Kjo është e gjitha, nuk ka pasur asnjë lidhje ngjarja me fansat e Luizit.