“Në kuadër të dashurisë”, një komedi romantike, është prodhimi i parë filmik, i cili pritet të ketë premierën në tetor.
Yjet e filmit, në një intervistë ekskluzive, kanë dhënë disa detaje nga roli i tyre, por nuk kanë lënë pa përmendur edhe ngjashmëritë dhe ndryshimet që kanë me personazhin…
Luiz Ejlli: “Nuk mund të them se është Besi ai Luizi në “Big Brother”, sepse ishte shumë energjik, me shumë batuta, shumë ngacmues. Nuk po jap emra banorësh, por po them që Besi nuk ka qenë fare në atë shtëpi, nuk ka lidhje me “Big Brother”, është komplet tjetër, por siç e theksova edhe në fillim, është një pjesë e rëndësishme e jetës sime. Kur mora skenarin në faqen e parë ishte pikërisht titulli, “Në kuadër të dashurisë”. U ndjeva shumë i privilegjuar, i gëzuar që një shprehje që e kam përdorur unë brenda shtëpisë, që ishte “në kuadër të lojës” për gjithçka që thoja. Dhe kjo “Në kuadër të dashurisë” për mua është diçka e jashtëzakonshme.”
Sara Hoxha: “Aria dhe Sara kanë shumë ngjashmëri në karakter. Ështe diçka që mua ma ka lehtësuar aktrimin, duke qenë se unë e kam gjetur shumë veten tek Aria. Më përshtatet shumë si karakter dhe më pëlqen shumë. Më pëlqen shumë edhe emri, kështu kemi dashur ta quajmë edhe Poin para se të lindte. Kështu që Aria ka qenë karakteri perfekt për mua.”
Besmir Bitraku: “Vjen vetëm si fakt, nuk vjen si ngjarje, por shpresoj që të lë një gjurmë dhe një ngjyrë interesante.”
Roerd Toçe: “Në fakt Klejdi ka shumë të përbashkëta me Roerdin, nuk e di në sensin romantik të gjësë, nuk e di a jam unë aq ekspresiv, aq flirtues apo aq i mirë në raport me një vajzë. Por që Roerdi ka shumë të përbashkëta në sensin bohem e nostalgjik. Unë do të doja t’i jepja pak siguri Roerdit nga personazhi i Klejdit, të ishte pak më këmbëngulës dhe të ishte pak më i shkathët.”/topchannel