KUJDES! Ja çfarë duhet të keni parasysh sa herë vini një krem nxirës – AlpeGossip
KUJDES! Ja çfarë duhet të keni parasysh sa herë vini një krem nxirës

KUJDES! Ja çfarë duhet të keni parasysh sa herë vini një krem nxirës

Tani që vera thuajse erdhi dhe dëshira për të veshur fustane është më e madhe se kurrë, kemi vetëm një problem. Nxirjen e lëkurës! Ka ende shumë kohë për plazh, prandaj jemi fiks në kohën kur i kthejmë sytë nga nxirësit artificialë. Ata më të mirët i japin lëkurën një lloj shkëlqimi dhe ngjyre natyrale, fiks atë që marrim prej diellit. Ajo që harrojmë është se ky nxirës nuk na mbron dhe as nuk krijon një barrierë mbrojtëse për lëkurën.

Kjo do të thotë se edhe nëse përdorni spray-n nxirës para pushimeve, do të mund të merrni sërish nga rrezet e diellit, por bëni kujdes të ruheni!

Mos u gënjeni nga shkëlqimi dhe ngjyra që keni për momentin dhe të shmangni SPF-në. Sa herë të dilni në diell duhet të vendosni kremin mbrojtës. Nëse shqetësoheni për faktin se kremi mbrojtës mund të ndikojë tek kremi nxirës dhe lëkura s’është më e njëtrajtshme, kërkoni për kremra pa vajra që nuk e shpërndajnë menjëherë ngjyrën. Nëse spray apo kremi nxirës ka në përbërje mbrojtje kundër diellit jeni në rregull për aq kohë sa nuk do të kaloni shumë orë në diell. Në të kundërt duhet me çdo kusht kremi mbrojtës.