Ed Sheeran shuan shpresat: “Nuk ka dasmë sa të ndërtoj kishën time!” – AlpeGossip
Ed Sheeran shuan shpresat: “Nuk ka dasmë sa të ndërtoj kishën time!”

Ed Sheeran shuan shpresat: “Nuk ka dasmë sa të ndërtoj kishën time!”

Prej vitesh kishte martuar çifte anë e mbanë botës me këngët e tij, si “Perfect/Duet” apo “Shape of You” dhe në dhjetor na tregoi se i kishte ardhur dhe atij për të vënë unazën.

Këtë vit Ed do mbante një dasmë madhështore dhe kishte ftuar edhe Beyoncen për të qenë e pranishme për të kënduar.

Por kjo do të qëndrojë në letër për pak kohë!

Sipas The Guardian, Sheeran ka nisur procedurat për ndërtimin e një kishe në emrin e tij.

Artisti ka blerë tokën dhe ka nisur përgatitjen e dokumentacionit për lejen e kësaj ndërtese.

Deri atëherë, nuk ka dasmë!