Luana Vjollca kishte ditën e djeshme 31 vjetorin. Ajo ka festuar deri në orët e para të mëngjesit me familjen, kolegët dhe miqtë me një super festë.
Vetëm së fundmi moderatorja ka publikuar fotot dhe videot në rrjete sociale, ku shihet se e ka pritur mesnatën me fishekzjarre. Ajo shihet e veshur e gjitha me rozë dhe me flokët e lëshuara.
“Ju paça gjithmonë! Faleminderit për çdo urim! Ma keni mbushur zemrën plot!”, ka shkruar ajo.