"TË DUA SHUMË..."/ Rita Ora nuk ka frikë të tregojë se ka kopjuar Britney Spears - AlpeGossip
“TË DUA SHUMË…”/ Rita Ora nuk ka frikë të tregojë se ka kopjuar Britney Spears

“TË DUA SHUMË…”/ Rita Ora nuk ka frikë të tregojë se ka kopjuar Britney Spears

Ditën e djeshme Rita Ora publikoi këngën e saj më të re “Only Want You” në bashkëpunim me 6Lack. Kënga u prit mjaft mirë nga publiku, por të gjithë vunë re një detaj shumë të rëndësishëm. Siç kuptohet qartë, Rita është frymëzuar për videoklipin e saj nga klipi i Britney Spears “Everytime”. Një pjesë e mirë e skenave janë të risjella nga videoklipi i Britney-t, por vetëm fabula ndryshon paksa. Në fillim të dyja këngëtaret shfaqen duke luftuar me jetën e tyre si personazhe të famshëm dhe të pasur, por në fund ndryshe nga Britney, Rita nuk ka një fat tragjik.

Të tjerët ja kanë vënë në dukje se e ka kopjuar, por dhe vetë Rita e pranoi se klipi i saj është një nderim për figurën ikonë të muzikës pop. “Hej Britney Spears kjo ishte për ty, sepse të dua shumë. I kushtoni homazhe personave që inspirojnë”, – ka shkruar Rita në ‘Instastory’.

Pavarësisht kësaj “Only Want You” e Ritës me siguri shumë shpejt do të kthehet në hit, si çdo këngë tjetër e saj.