JONDIA VOKSHI NË PRITJE TË ËMBËL? Aktorja “bën lëmsh” ndjekësit me deklaratën e fundit – AlpeGossip
JONDIA VOKSHI NË PRITJE TË ËMBËL? Aktorja “bën lëmsh” ndjekësit me deklaratën e fundit

JONDIA VOKSHI NË PRITJE TË ËMBËL? Aktorja “bën lëmsh” ndjekësit me deklaratën e fundit

Një foto e publikuar nga aktorja dhe moderatorja Jonida Vokshi ka bërë lëmsh gjithë rrjetin mbrëmjen e sotme dhe të gjithë po pyesin: Është shtatzënë?

Jonida ka publikuar një foto krah bashkëshortit të saj, Besnikut duke shkruar: Nuk e kam veç mashkullin tim. E kam familje që do e zgjerojmë së shpejti. E kam jetë”.

Duke u ndalur te fraza “familje që do e zgjerojmë së shpejti”, mund të nënkuptojmë se ajo është shtatzënë. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që Jonida të jetë duke folur për planet e të ardhmes së afërt.

Rreth dy vite më parë Jonida dhe Besniku u bënë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Emi. Sa u përket planeve për zgjerimin e familjes, Jonida ka zbuluar se nuk do dëshironte që Emi të ishte vajzë e vetme. Përkundrazi, dy motra ose një vëlla do të ishin ideale për vogëlushen.

Nëse ka ardhur momenti që Emi të bëhet motër e madhe, na mbetet të presim për konfirmimin e Jonidës.