“DASHURIA QË NISI NGA GËRSHËRA”/ Historia e polices që la profesionin për t’u bërë parukiere (VIDEO) – AlpeGossip
“DASHURIA QË NISI NGA GËRSHËRA”/ Historia e polices që la profesionin për t’u bërë parukiere (VIDEO)

“DASHURIA QË NISI NGA GËRSHËRA”/ Historia e polices që la profesionin për t’u bërë parukiere (VIDEO)

Klodiana Ismaili dhe Xhimi Beqiri janë një çift parukierësh që ndajnë pasionin dhe jetën bashkë. Ndryshe nga të tjerët, ata kanë një stil të veçantë në veshje e look. Po ashtu, ata punojnë gjatë gjithë kohës bashkë në profesionin e parukierit, në një sallon vetëm për meshkuj.

Si Xhimi, ashtu edhe Klodiana nuk e kanë problem që janë gjithë kohës bashkë, madje ata ndihen kështu më të lumtur dhe nuk mund të bëjnë dot pa njëri-tjetrin. Sot ata ishin të ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, për të treguar historinë e tyre të dashurisë.

“Ne kemi rreth 9 vite bashkë. Ka qenë dashuri me shikim të parë. Qenka një dashuri që ekzistoka dhe unë ndihem me shumë fat. Arsyeja se përse unë u ktheva nga Greqia ka qenë Klodi dhe ndihem me shumë fat që e kam. Ne jemi bërë për njëri-tjetrin dhe ndihmojmë njëri-tjetrin. Martesa jonë është bekuar me dy fëmijë, Izela 6 vjeç dhe Jogan, 16 muajsh”, tha Xhimi.

Ndërkohë edhe Klodiana shton se edhe për të ka qenë dashuri me shikim të parë.

“Ne jemi të dy nga Skrapari, njiheshim. Por pas një periudhe Xhimi u largua në Greqi dhe kontaktet u ndërprenë. Jemi takuar në dasmën e nuses së vëllait të Xhimit, ku ai ishte krushk. U takuam dhe unë isha shumë kureshtare ta njihja Xhimin se ishim moshatarë. Aty sapo kemi shkëmbyer një shikim u rigjetëm. Ne jemi njohur e takuar në një moshë të pjekur dhe e dinim se çfarë kërkonim. Filluam të merrnin informacione për njëri-tjetrin për qëllime të tjera, jo më si shokë. Filloi një histori mes nesh. Unë kam qenë punonjëse policie dhe e lashë, sepse gjithmonë më ka pëlqyer parukeria. E dija që vëllai i Xhimit ishte parukier dhe shkova të mësoj atje dhe prej asaj pune njoha edhe Xhimin”, rrëfeu Klodiana.