E HARROI GIGI HADID? Zayn Malik po kërkon vajza të kolme në një aplikacion – AlpeGossip
E HARROI GIGI HADID? Zayn Malik po kërkon vajza të kolme në një aplikacion

E HARROI GIGI HADID? Zayn Malik po kërkon vajza të kolme në një aplikacion

Pasi u bënë prindër për herë të parë, Zayan Malik dhe Gigi Hadid, i dhanë fund lidhjes së tyre krejt papritur. Thuhet se shkak janë bërë akuzat e nënës së modeles së famshme, se ai e kishte dhunuar.

E teksa kanë kaluar pak muaj nga ndarja e tyre, këngëtari dhe ish-anëtari i “One Direction” është bërë sërish qendra e vëmendjes pasi ai u “kap mat” në një aplikacion dating (takimesh).

Ky aplikacion përdor teknologjinë e njohjes së fytyrës për të ndihmuar në verifikimin e identitetit të përdoruesve, e një video e Zayn që merr pjesë në një sfidë emoji në të ka bërë xhiron në internet.

Emri në profil është “Zed” dhe vendndodhja është vendosur Ottsville, Philadelphia, Pennsylvania. Malik jetonte në Pennsylvania kur ishte në një lidhje me Hadid.

“WooPlus” është një “aplikacion takimesh për njerëzit e kolmë për të gjetur dhe për të shijuar dashurinë”, sipas faqes së saj të internetit.

Ndërkohë nëse mendoni që është tronditës fakti se Malik është pjesë e një aplikacioni për vajzat e kolme pas daljes së tij me Gigi, Perrie Edwards, ju rikujtojmë se gjatë një interviste me “Billboard”, ai ka thënë:

“Më pëlqejnë vajzat që janë pak të trasha në zona të caktuara – zonat e këndshme. Më pëlqen një grua më e plotë”.