ME TABAKA DHE KAFE NË DUAR/ Rita i uron ditëlindjen babait fiks si një shqiptare – AlpeGossip
ME TABAKA DHE KAFE NË DUAR/ Rita i uron ditëlindjen babait fiks si një shqiptare

ME TABAKA DHE KAFE NË DUAR/ Rita i uron ditëlindjen babait fiks si një shqiptare

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora që në fillim të karrierës së saj e ka pranuar që është shqiptare dhe nuk ngurron që ta tregojë këtë gjë gjithmonë në intervistat dhe postimet e saj.
Dita e sotme është shumë e veçantë për këngëtaren e njohur pasi babai i saj Besnik Ora feston ditëlindjen. Rita e ka uruar atë publikisht me një foto nga fëmijëria ku tregohen qartë traditat shqiptare.

Në foton e publikuar, Rita shihet në një moshë të vogël teksa në dorë mban një tabaka me filxhane me kafe ku po ja shpërben babait të saj.

“Gëzuar ditëlindjen babi. Ti je shoku im i ngusht heroi im dhe vazhdon edhe sot të më kërkosh të të bëj kafe. Pra kjo është edhe për shumë vite të tjera që do të të bëj kafe”, ka shkruar Rita pranë fotos.