Blendi Fevziu largohet nga “Klan” drejt “Top-Channel”?! Ja DETAJI që NGRITI akoma më shumë DYSHIMET (FOTO) – AlpeGossip
Blendi Fevziu largohet nga “Klan” drejt “Top-Channel”?! Ja DETAJI që NGRITI akoma më shumë DYSHIMET (FOTO)

Blendi Fevziu largohet nga “Klan” drejt “Top-Channel”?! Ja DETAJI që NGRITI akoma më shumë DYSHIMET (FOTO)

Ditën e sotme, qarkulluan lajme se moderatori i emisionit “Opinion” Blendi Fevziu do të braktisë ekranin e “Tv Klan” pas 20 vitesh bashkëpunim, për tu zhvendosur në një tjetër televizion. Sipas gazetës “Tema”, shkak për këtë transferim janë bërë problemet me administratorin e këtij televizioni, Aleksandër Frangaj.

Blendi Fevziu duket se po shkon drejt divorcit me TV Klanin, pas 20 vitesh bashkëpunim ku ka drejtuar emisionin më jetëgjatë dhe më të ndjekur të debatit televiziv politik në Shqipëri “Opinion”.

I pyetur nga Alpenews.al nëse janë të vërteta zërat e ndryshëm mediatike rreth një largimi të tij nga ekrani i televizionit kombëtar Klan, drejt një televizioni tjetër kombëtar sië është ai Top Channel, Fevziu tha se “ende nuk kam vendosur” për këtë lëvizja. Çka la të kuptohej se zërat janë të vërtetë.

I pyetur përsëri nga Alpenews.al nëse kjo do të thotë se ai ka patur një ofertë konkrete të cilën po e gjykonte, Fevziu shkoi më tej duke konfimuar se: Po “kam biseduar me Top Channel”.

Pas gjithë zhurmës në media, një DETAJ tjetër është vënë re orët e fundit. Faqja e Opinionit në Facebook ka bërë ndryshimin e emrit nga “Opinion TV Klan” në “Opinion TV show” çka i ka shtuar akoma më shumë zërat.

Tani na mbetet vetëm të presim lëvizjen e radhës./AlpeNews.al/