U PAJTUAN? Kylie Jenner dhe Jordyn Woods takohen për herë të parë pas skandalit të tradhtisë – AlpeGossip
U PAJTUAN? Kylie Jenner dhe Jordyn Woods takohen për herë të parë pas skandalit të tradhtisë

U PAJTUAN? Kylie Jenner dhe Jordyn Woods takohen për herë të parë pas skandalit të tradhtisë

Kylie Jenner dhe Jordyn Woods janë parë në publik bashkë për herë të parë që nga skandali i tradhtisë,  me Tristan Thompson.

Vajzat hëngrën bashkë mëngjes në një restorant në Calabasas të premten, sipas E! News.

“Dukej shumë e rastësishme dhe të dyja diskutonin ndërsa hanin mëngjes”, tha një dëshmitar okular për E! News.

Takimi i mëngjesit është hera e parë që palët janë parë së bashku pas lajmit se ish-i i Khloé Kardashian, Tristan Thompson, e kishte tradhtuar atë me Woods.

Menjëherë pas skandalit, Woods u largua nga shtëpia e Jenner, ku kishte jetuar për më shumë se një vit.

Woods tha gjatë intervistës për Jada Pinkett-Smith në Red Table Talk se ajo e ka ruajtur komunikimin me shoqen e saj Kylie gjatë këtyre ditëve.

Por pjesa tjetër e familjes Kardashian-Jenner thuhet se i ndërpreu të gjitha lidhjet me Woods.

Të premten, Woods postoi në Instagram për herë të parë që nga skandali ndërsa shkruante:

“Nëse po e lexoni këtë, do të thotë që Zoti ju ka dhënë një tjetër ditë për t’u zgjuar dhe për të qenë mirënjohës dhe më të mirë se dje”.