Jori Delli ka kritikuar së fundmi Krist Aliajn në lidhje me stilin e tij të veshjes.
Teksa ndodheshin në dhomën e gjumit, modelja e ka pyetur atë se “pse vishet kaq keq në ‘Prime’”. Sipas saj, ai duket se rri me të njëjtat rroba dhe njerëzit mendojnë se ai ‘ka bërë të njëjtin Prime’.
Madje Jori i dha edhe këshillë, duke i thënë se si djalë i ri, duhet që të ndryshojë stilin.
“O Krist, pse vishesh kaq keq në Prime? Me të njëjtat rroba sikur nuk i ndryshon asnjëherë. Po i ndërron robi, bën edhe më shumë stil. Ti je i ri mund të ndryshosh. Ti gjithmonë ngele me këto starat ore. Njerëzit e shikojnë Big Brother-in nga fillimi dhe thonë ky ka bërë të njëjtin Prime”.