PAS VAJZËS/ Valbona Selimllari publikon foto me djalin dhe sytë na kapën këtë detaj – AlpeGossip
PAS VAJZËS/ Valbona Selimllari publikon foto me djalin dhe sytë na kapën këtë detaj

PAS VAJZËS/ Valbona Selimllari publikon foto me djalin dhe sytë na kapën këtë detaj

Prej pak kohësh ish-Miss-i shqiptar, Valbona Selimllari, ka vendosur që t’i prezantojë me publikun tre fëmijët e saj. Ndërsa më parë e ruante me fanatizëm identitetin e fëmijëve, ajo tashmë nuk tregohet më e rezervuar.

Ajo postoi dy ditë më parë një foto në Instagram me të bijën, Vivien, e cila tashmë është rritur dhe ka një ngjashmëri të paparë me të ëmën. Me flokët e kapur gërshet dhe në ngjyrë të çelur, vogëlushja duket shumë lozonjare.

Ndërsa mesditën e sotme, Valbona postoi në rrjetin social një foto me djalin Kejni, në të cilën shkruan: “Jeta ime”.

Veç ngjashmërisë, të cilën e kemi dalluar në fotot e para të publikuara mes djalit dhe nënës, ajo që bie në sy është dora e tij e zhargavitur.

Ai mban dy gishtat e ngritur, ndërsa në dorën e tij dallohen disa fjalë dhe inicialet e emrit K.S.

Valbona Selimllari është nënë e tre fëmijëve: Danit, 14 vjeç, Kejni,11 vjeç, si dhe vogëlushen Vivia, e cila është 5 vjeç.