“NJË SITUATË E LLATARSHME”/ Arjan Konomi tregon ç’ndodhi në Jordani: Mendova s’do jetoja më – AlpeGossip
“NJË SITUATË E LLATARSHME”/ Arjan Konomi tregon ç’ndodhi në Jordani: Mendova s’do jetoja më

“NJË SITUATË E LLATARSHME”/ Arjan Konomi tregon ç’ndodhi në Jordani: Mendova s’do jetoja më

Pak ditë më parë Arjan Konomi u shfaq në shtratin e një spitali në Jordani duke njoftuar se kishte pësuar një aksident dhe kishte operuar krahun. Përmes një videoje live në Tiktok, opinionisti ka shpjeguar së fundmi çfarë ka ndodhur.

Arjan Konomi tregon ç'ndodhi në Jordani: Mendova s'do

Konomi tregoi se ishte rrëzuar nga kali në ditën e tretë të vizitës në Jordani, një udhëtim që e kishte ëndrruar prej vitesh e që nuk shkoi siç e kishte parashikuar.

Arjan Konomi tregon ç'ndodhi në Jordani: Mendova s'do

“Rënia nga kali thonë që është shumë e rrezikshme. Unë rashë në shkëmb me brryl. Ishte vërtet e tmerrshme sepse pas rënies kocka e brrylit çau mishin e trupit, doli jashtë dhe e kisha kockën jashtë. Me dorën time kam kapur kockën e krahut për ta futur në vend. Aty më ndihmoi dhe ai djali i guidës dhe një tjetër. Një situatë e llahtarshme. Duke e tërhequr ata fort, unë arrita ta vendosja kockën brenda mishit dhe ta ngecja. Doktori më tha pas operacionit se nëse nuk do e kisha bërë këtë ndoshta nuk do kisha jetuar më.

Më pas më çuan në qendër shëndetësore dhe gjatë gjithë rrugës më binte të fikët, më kujtoheshin filmat që kemi pas parë. Aty e tërhoqën dhe njëherë fort pjesën e parakrahut, por problem ishte që venat ishin këputur dhe nuk kisha më puls. Më pas më çuan në spitalin e kryeqytetit në Amman, spitali më i mirë privat atje. Bënë grafi dhe thanë krahun me shumë mundësi e ke humbur, megjithatë do shikojmë gjatë operacionit…”, tha Konomi e më pas tregoi se iu hapën probleme edhe me pagesën për operacionin, por një djalë nga Londra e kishte ndihmuar.