E ëmbla e së hënës: Keku me portokall, për zonjat e kujdesshme – AlpeGossip
E ëmbla e së hënës: Keku me portokall, për zonjat e kujdesshme

E ëmbla e së hënës: Keku me portokall, për zonjat e kujdesshme

Keku me protokall është ëmbëlsira perfekte për ditët e dimrit, nuk ka dyshim. Lëkura portokalli të grira, lëng portokalli i freskët, qumësht dhe xhenxhefil. Receta e tortës me portokall kërkon shumë pak përbërës, është e shpejtë dhe e shëndetshme.

Përbërësit për 4 persona

250 gr miell

200 gr sheqer

Një vezë

90 gr gjalpë

80 gr vaj ulliri

Lëngu dhe lëkura e një portokalli

50 gr qumësht

Një bustinë pluhur pjekës

Përgatitja

Rrih vezët me sheqerin, shto gjalpin e zbutur më parë dhe më pas bashko vezët dhe vajin. Shto pak nga pak miellin, qumështin dhe lëngun e portokallit, pluhurin, derisa masa të jetë homogjene. Më pas bashko lëkurën e portokallit. Lyej një formë me gjalpë dhe hidh brimin. Piqe në 180 gradë për 40 minuta. Shërbeje tortën me pluhur sheqeri ose feta portokalli të prera hollë.