“SHTËPIA QË NDËRTOI XHEKU”/ Vjen në Shqipëri në kohë trazirash – AlpeGossip
“SHTËPIA QË NDËRTOI XHEKU”/ Vjen në Shqipëri në kohë trazirash

“SHTËPIA QË NDËRTOI XHEKU”/ Vjen në Shqipëri në kohë trazirash

“Shtëpia që ndërtoi Xheku” është filmi më i fundit i cili po shfaqet në kinematë e Tiranës. Një film thriller me skena të dhunshme nga Lars Von trier, te cilën kritika ne festivalin e Kanës e vlerësoi për risinë në skenat e tij. Ky film me protagonist Matt Dillo do të vijojë të shfaqet në rrjetin e kinemave të kryeqytetit.

Të vrasësh për 12 vite dhe të shohësh vrasjen si formë arti, ky është subjekti i filmit thriller “ Shtëpia që ndërtoi Xheku”.

Ky film i Lars von Trier nën interpretimin e Matt Dillon, Bruno Ganz dhe Uma Thuman ka trazuar zemrat e publikut dhe kritikës në festivalin e fundit në Kanë për shkak të skenave të dhunshme.

Agron Domi rrëfen se ishin pikerisht këto skena të dhunshme që e frymëzuan për ta sjellë këtë film në kinematë shqiptare.

“Shtëpia që ndërtoi Xheku” do të vijojë të shfaqet në ditët në vijim në të gjitha kinematë e kryeqytetit.