Teksa ishte brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, Arjola Demiri tregoi një nga dëshirat e saj më të mëdha, e cila kishte të bënte me karrierën.
Në momentin kur aktorja e njohur nuk hapi kutinë e Pandorës, ajo u shpreh se ëndrra e saj është që të prezantonte emisionin e humorit “Portokalli”. Duke qenë se në kuti ishte një udhëtim në Disneyland me fëmijët, ajo refuzoi që ta hapte atë.













