ÇFARË PO NDODH MES TAYNËS DHE BUTRINTIT/ Pamjet bëjnë xhiron e rrjetit, këngëtarët “kapen mat” në… – AlpeGossip
ÇFARË PO NDODH MES TAYNËS DHE BUTRINTIT/ Pamjet bëjnë xhiron e rrjetit, këngëtarët “kapen mat” në…

ÇFARË PO NDODH MES TAYNËS DHE BUTRINTIT/ Pamjet bëjnë xhiron e rrjetit, këngëtarët “kapen mat” në…

Butrint Imeri dhe Tayna janë filmuar së fundmi bashkë. Ata kanë qenë në një koncert të përbashkët ku janë takuar në prapaskenë dhe kanë kaluar kohë me njëri-tjetrin.

Ndonëse vetë artistët nuk janë shfaqur bashkë në rrjetet sociale videoja nga prapaskena nuk u ka shpëtuar fansave të tyre. Ajo është shpërndarë kudo në rrjetet sociale dhe fansat kanë një kërkesë që t’i shohin në një bashkëpunim.

Nuk dihet nëse një duet po vjen apo ata do e mendojnë diçka të tillë pas kërkesës së fansave. Deri tani Tayna dhe Butrinti nuk kanë bashkëpunuar asnjëherë.

Sa i përket jetës personale, ata të dy janë shumë hermetikë dhe pak dihet për anën romantike të dy këngëtarëve.

Ndonëse ka thënë se është beqar para pak kohësh Butrinti u përfol për një lidhje me Olta Beqirin, një aktore e re dhe personazh i njohur në mediat sociale. Kurse Tayna e ka ruajtur me kujdes këtë pjesë dhe nuk është zbuluar asnjë lidhje e reperes.