DUKET SI NJË COPË YLLI/ Ronela bën ndryshimin e papritur në pamje (FOTO) – AlpeGossip
DUKET SI NJË COPË YLLI/ Ronela bën ndryshimin e papritur në pamje (FOTO)

DUKET SI NJË COPË YLLI/ Ronela bën ndryshimin e papritur në pamje (FOTO)

Ronela Hajati është një ndër këngëtaret më në zë të estradës shqiptare e cila këtë vit ka bërë namin si me koncerte të vazhdueshme ashtu dhe me projekte muzikore që u kthyen në hite.

 

Para pak ditësh, Ronela festoi 30 vjetorin dhe u shfaq e kuruar deri në detaje, e veshur me një fustan të verdhë dhe me flokët e gjata që i derdheshin poshtë supeve.

Këngëtarja paralajmëroi se ditëlindja e saj do të zgjaste plot një muaj dhe se surpriza të ndryshme do të vinin në vazhdim. Pas festës përrallore të organizuar, Ronela ka vendosur të ndryshojë pamje dhe ndonëse duket më ndryshe, sërish mbetet e bukur. Ajo ka shkurtuar flokët deri te shpatullat dhe ne na ishte mësuar syri ta shikonim me flokë të gjatë.