HARROJENI ALBAN SKËNDERAJN/ Vëllai i tij publikoi këngën e parë dhe u dashuruam kokë e këmbë (FOTO) – AlpeGossip
HARROJENI ALBAN SKËNDERAJN/ Vëllai i tij publikoi këngën e parë dhe u dashuruam kokë e këmbë (FOTO)

HARROJENI ALBAN SKËNDERAJN/ Vëllai i tij publikoi këngën e parë dhe u dashuruam kokë e këmbë (FOTO)

Një familje plot me talente! Alban Skënderaj na prezantoi për herë të parë mbrëmjen e sotme, me zërin e mahnitshëm të vëllait të tij, Arbër Skënderaj. 42-vjeçari ka realizuar produksionin e tij të parë muzikor, pa asnjë ndihmë nga i vëllai dhe për këtë këngëtari i hitit “Duart Lart” është shumë krenar.

Përmes një postimi në profilin e tij në “Instagram”, Albani tregon se 42-vjeçari është po aq i talentuar se ai, por për shkak të rrethanave të vështira iu desh të mos e ndiqte rrugën e muzikës. Mirëpo, Arbëri ka gjetur guximin të sfidojë veten dhe ka publikuar këngën e tij të parë që është një dedikim për nënën e tij të ndjerë.

Ky është Arbër Skënderaj, vëllai im. Jeton prej shumë vitesh në Itali dhe për pak mbush 42 vjec. Dhe ai, si unë që në fëmijëri e ka patur pasion muzikën edhe pse prej vitesh ka një tjetër profesion. E kemi nisur bashkë dhe nuk ishte aspak më pak i talentuar se une. Rrethanat jo të lehta, bën që ai të mos vazhdonte dhe pse unë me familjen me vite ia kemi kerkuar. Më në fund vendosi të realizonte dhe të publikonte një këngë vetëm për pasion. Edhe pse për herë të parë dhe pa asnjë eksperiencë ka bërë gjithcka vetë! Me forcat e tij! As edhe një suport nga unë! Tekstin, këndimin, produksion madje edhe videon modeste e ka realizuar vetë pa me treguar asnjë gjë. Se ai kështu ka qënë gjithmonë, altruist dhe punëtor ndaj gjithcka ka dashur ta arrijë vetë. Une jam shumë krenar për të që gjeti kurajon të provonte veten,por mbi të gjitha që arriti te nxirrte një dedikim të dhimbshëm nga shpirti, forcë qe une ende nuk e gjej tek vetja. Te dua fort vëlla dhe uroj që muzika të jetë mikja jote për gjithë jetën.” shkruan Alban Skënderaj për të vëllain në “Instagram”.

0