Pas performancës, flet Eugent Bushpepa: Kisha shumë emocione, kërkoj nga ju vetëm që – AlpeGossip
Pas performancës, flet Eugent Bushpepa: Kisha shumë emocione, kërkoj nga ju vetëm që

Pas performancës, flet Eugent Bushpepa: Kisha shumë emocione, kërkoj nga ju vetëm që

Eugent Bushpepa e elektrizoi skenën me performancën e tij sot në “Eurovizion”. Këngëtari shqiptar këndoi i treti këngën “Mall” në gjuhën shqipe me një interpretim mbreslënës.

Pas performancës i kontaktuar nga “Telegrafi”, Bushpepa është shprehur se kishte shumë emocione dhe kërkoi mbështetjen e të gjithëve.

“Emocione kisha shumë, por zemra të bëhet zemra mal dhe ndjehesh si në shtëpi, kur sheh valvitjen e shumë flamujve shqiptarë në sallë, të cilët i falënderoj shumë për mbështetjen.

“E vetmja gjë që kërkojmë nga kjo natë është një performancë dhe përfaqësim sa më dinjitoz për Shqipërinë. Nëse shqiptarët ndjehen krenarë për përfaqësimin që u është bërë me performancën tonë, atëherë besoj do të na votojnë”, është shprehur Bushpepa.

Në fund të mbrëmjes do të bëhet edhe hapja e votimit ku shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë mund të votojnë përmes kodit 03.