Beniada nishani ishte një ndër banoret më të pëlqyera të shtëpisë së “Big Brother VIP”, ndërkohë që të shumtë ishin dhe djemtë që shprehën hapur pëlqimin ndaj saj.
Albi, një nga konkurrentët e “Për’Puthen” është një prej tyre, teksa ai braktisi dhe emisionin duke shprehur hapur pëlqimin për modelen e famshme.
I ftuar në “E diell”, ai zbuloi bisedën në prapaskenë me Ervin Kurtin dhe më pas tregoi se cilën nga vajzat pëlqen.
“Ervini tha në prapaskenë “Albi lë kokën pas Erjolës”. I thashë nuk është e vërtetë. Mos më ngatërro mua me Erjolën. Nëpër intervista kam shprehur pëlqimin për Beniadën”, tha Albi.