Aurela Hoxhës i bëjnë “daljen” nga grupi, nuk ftohet as në… (FOTO) – AlpeGossip
Aurela Hoxhës i bëjnë “daljen” nga grupi, nuk ftohet as në… (FOTO)

Aurela Hoxhës i bëjnë “daljen” nga grupi, nuk ftohet as në… (FOTO)

Mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Brigadaveu organizua një mbrëmje gala.

Bëhej fjalë për sipërmarrjen “Oda” që ka në krye Antigona Ramosajn. Elena Lika, Endrit Mertiri, Oriola Marashi ishin disa nga personazhet e njohur të ftuar në mbrëmje, por ajo që ra në sy ishte mungesa e Aurela Hoxhës.

Bukuroshja prej pak kohësh po shijon disa pushime jashtë vendit por s’mendojmë se do ta kishte humbur rastin për tu bërë pjesë e një eventi të një rëndësie të tillë, për më tepër kur të gjithë (ish) miqtë e saj ishin të ftuar. Para pak ditësh u aludua për një zënkë mes Aurelës dhe fotografit të njohur Endrit Mertiri por asnjëri nga të dy nuk tregoi të vërtetën lidhur me dyshimet që të gjithë patën. Tashmë të gjitha janë të qarta, Aurela mungoi, por mos vallë ajo nuk është zënë vetëm me Endritin?