I VURI NË DUKJE PESHËN TRUPORE/ Nevina Shtylla i kthen përgjigje publikisht ndjekësit dhe i jep një mesazh (FOTOT) – AlpeGossip
I VURI NË DUKJE PESHËN TRUPORE/ Nevina Shtylla i kthen përgjigje publikisht ndjekësit dhe i jep një mesazh (FOTOT)

I VURI NË DUKJE PESHËN TRUPORE/ Nevina Shtylla i kthen përgjigje publikisht ndjekësit dhe i jep një mesazh (FOTOT)

Nevina Shtylla për një kohë të gjatë mungoi në emisionin “E diell” për shkak të infektimit me Covid-19. Ajo qëndroi për 2 javë e izoluar në shtëpi dhe tregoi se humbja e shijes ishte një nga simptomat e sëmunjdes për të. Pas infektimit Nevina mori edhe pushimet dhe prej muajsh nuk e kemi parë të shfaqet më në ekran.

Megjithatë këto kohë ajo ka qenë mjaft aktive në Instagram, ku ka ndarë shpesh me ndjekësit foto të saj dhe momente nga përditshmëria. Së fundmi Nevina ka publikuar disa foto, në të cilat shihet e veshur me një palë pantallona të zeza dhe një bluzë. Dikush nga ndjekësit ka vënë re se Nevina ka rënë nga pesha dhe se nuk duket shumë mirë në këtë formë.

Mirëpo moderatores nuk i ka shpëtuar ky koment dhe i ka kthyer një përgjigje publikisht.

“Njerëz të mirë. 2 javë me Covid, 5 ditë helmim, shto dhe një javë tjetër ftohje të lehtë, besoj e kuptoni përse s’jam në formën më të mirë dhe jam dobësuar. Për fat tani jam mirë me shëndet dhe po vazhdoj të kujdesem për veten, kilet shkojnë e vijnë. Kujdesuni të keni shëndet të fortë se janë kohë të vështira këto që po jetojmë”, është përgjigjur Nevina.

Ndërkohë kujtojmë se së fundmi është përfolur se Nevina Shtylla mund të jetë moderatorja më e re e “Portokalli”. Burime për “Revistën Who” kanë bërë me dije se Nevina mund të jetë moderatorja e re e spektaklit të humorit, sepse është parë shpesh në mbledhje me stafin e programit pak para nisjes së emisionit. Megjithatë ky lajm nuk është konfirmuar ende nga Nevina.