Publikoi këngën “Ku vajti”, Elvana Gjata i ruhet reagimit të shqiptarëve! Ju BLLOKON të… (FOTO) – AlpeGossip
Publikoi këngën “Ku vajti”, Elvana Gjata i ruhet reagimit të shqiptarëve! Ju BLLOKON të… (FOTO)

Publikoi këngën “Ku vajti”, Elvana Gjata i ruhet reagimit të shqiptarëve! Ju BLLOKON të… (FOTO)

Pak ditë më parë Elvana Gjata ka publikuar këngën e saj “Ku vajti” duke i bashkangjitur edhe një klip që pritej të kishte komente nga më të ndryshme. Kujtojmë se në projektin paraardhës, ku erdhi në bashkëpunim me reperin amerikan, Ty Dolla Sign, Elvana u ‘përball” me negativitetin e shumë shqiptarëve.

Të shumtë ishin ata që e ofenduan dhe e ‘masakruan’ për anglishten e saj me ‘theks shqiptari’. Por këtë herë Gjata ka marrë masa dhe ka bllokuar ‘butonin’ e LIKE dhe DISLIKE në videoklip. Madje në komente të pakta janë rastet ku mund të shpërndahet negativitet. Mos ndoshta stafi i saj merret me “filtrimin” e komenteve, duke lënë vetëm ato pozitive?! Kjo nuk dihet por që dimë të themi se kënga pati impakt në publik dhe deri më tani ka mbi 1.4 milion klikime.