Nëse keni këtë tipar personaliteti, jeni më të mirët në seks – AlpeGossip
Nëse keni këtë tipar personaliteti, jeni më të mirët në seks

Nëse keni këtë tipar personaliteti, jeni më të mirët në seks

Një studim ka gjetur lidhjet mes tipareve të personalitetit, kënaqësisë seksuale dhe frekuencës së marrëdhënieve seksuale në një lidhje.

Hulumtimi, i botuar në “Journal of Research in Personality”, shqyrtoi 278 çifte të sapolidhura.

Anketuesit u përgjigjen për praninë e një prej këtyre tipareve në karakterin e tyre:

Dëshirën për të qëndruar më shumë pranë njerëzve, sesa vetëm.
Të qenit i këndshëm dhe miqësor.
Të qenit i ndërgjegjshëm.
Të qenit nervoz.
Të hapur ndaj eksperiencave të reja.
Kërkimet zbuluan se, femrat që cilësuan si pjesë të karakterit “të qenit i këndshme dhe miqësore” kryenin më shumë marrëdhënie seksuale.

Interesante ishte fakti se, tiparet e personalitetit të mashkullit nuk ishin të lidhura me jetën seksuale të çiftit.

Ndërkohë, të dy bashkëshortët që u cilësuan si më pak “nervozë” kishin seks më të kënaqshëm.

“Studimi sugjeron se është personaliteti i femrave, më shumë sesa i meshkujve, që parashikon frekuencën e seksit në një marrëdhënie. Duke pasur parasysh se meshkujt dëshirojnë seks më shpesh sesa gratë, gratë janë etiketuar si “portierët” e seksit brenda marrëdhënies. Kështu, ndoshta nuk është e çuditshme që çiftet në të cilat femra është më miqësore, ka më shumë marrëdhënie seksuale”, shkruan hulumtuesit.