“MA KANË BËRË JETËN FERR”/ Çiljeta Xhilaga tregon përse nuk del më në media (FOTO) – AlpeGossip
“MA KANË BËRË JETËN FERR”/ Çiljeta Xhilaga tregon përse nuk del më në media (FOTO)

“MA KANË BËRË JETËN FERR”/ Çiljeta Xhilaga tregon përse nuk del më në media (FOTO)

Çiljeta Xhilaga ka qenë dje e ftuar në emisionin “Soirée” të Jonida Shehut në Top Channel në mbrëmjen e biondeve.

Këngëtarja shqiptare ka folur për tërheqjen e saj nga mediat kohët e fundit dhe daljet e pakta publike.

Një ndër arsyet që e ka bërë Çiljetën të shkëputet nga të qenit në qendër të vëmendjes është mosha.

“Po, padyshim ka pasur vite kur më kanë bezdisur mediat. Ma kanë bërë jetën tmerr, ferr [qesh]. Nuk është se kam ndonjë kompleks por vjen edhe me moshë. Më mirë pak dhe saktë!”, u shpreh këngëtarja.

Para disa javësh Çiljeta dhe Albani u përfolën për ndarje pasi portieri i Partizanit u pa duke flirtuar në një klub nate me një vajzë të panjohur.

Menjëherë pas kësaj këngëtarja fshiu nga Instagrami çdo foto me futbollistin dhe madje nuk ndiqeshin më as në Instagram.

Por fotot e saj në ambientet e Gjykatës ku shkoi për të mbështetur Albanin pas arrestimit për drejtim mjeti në gjendje të dehur, treguan se ata ende janë bashkë.