Romeo dhe Donaldi ishin të ftuar sot në “Pop Culture” dhe gjatë intervistës me Dojna Memën, si rrallëherë folën për lidhjet e dashurisë me dy vajzat e famshme të showbizit, Jonida Maliqin dhe Bora Zemanin. Sigurisht edhe këtë herë vëllezërit u treguan të rezervuar duke mos përmendur emra, megjithatë lanë të kuptohej se janë shumë të lumtur.
Romeo e përshkruajti Jonidën si një vajzë goxha të zonjën, pranoi që ishin bashkë në jug “rastësisht” dhe se i pëlqen ta surprizojë me lule.
Ndërsa Donaldi u shpreh se i pëlqen shumë kur bie “Borë”.
Gjatë intervistës, Bora i pyeti aktorët edhe se kush prej tyre do bëhet baba i pari. Romeo dhe Donaldi treguan se nuk kanë bërë plane, por e mirëpresin një beb nëse ndodh.
“Nuk e di, kur të vijë, të vijë. S’kam bërë plane. Varet edhe personi që ke në krah, sa siguri të jep, siguria është kryesorja”, u përgjigj Donaldi.
“Nëse ndodh, ndodh dhe është i mirëpritur”, tha Romeo dhe shtoi duke qeshur: “Apo s’është dhe kjo periudha që kanë rënë të gjitha me barrë”./Xing.al